Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në lidhje me dy foto të publikuara në rrjete sociale, për një automjet i cili ishte futur në një zonë me pushues, në bregdetin e plazhit të Darëzezës, Fier.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, dhe Forcës së Posaçme Shqiponja, menjëherë pas publikimit të rastit, kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj, si dhe automjetin tip “Porsche”.

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier, u mor masa administrative prej 30.000 lekë të rinj, për shkeljet “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara”, neni 7/12, dhe “Sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre”, neni 72/12 të Kodit Rrugor.

Gjithashtu masë plotësuese “Pezullimi i lejes së drejtimit”, për shtetasin Sh. M.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimatet të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds