Mësohet se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 47-vjeçarit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën.
Një 47-vjeçar me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Berat pasi gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe e ka zënë poshtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë. Mësohet se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 47-vjeçarit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën.
Sipas njoftimeve nga policia ;
Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.