Futbolli shqiptar është në zi! Erjon Morina ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.
Sulmi në zemër që pësoi në muajin tetor ka rezultuar fatal për të. Lojtari pësoi një sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Vushtrisë dhe pas ditësh në shtratin e spitalit, nuk mundi t’ja dalë.
Lajmin për ndarjen e parakohshme e ka bërë të ditur babai i tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ati jep lajmin e trishtë.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”,ka shkruar Ilir Morina.