Greqia zgjati marrëveshjen që lejon dronët amerikanë të stacionohen në vend edhe për një vit, raportuan mediat lokale të premten.

Dronët amerikanë MQ-9, që ndodhen në bazën ajrore të Larisës, në pjesën qendrore të Greqisë, do të qëndrojnë në vend të paktën deri në korrik 2025, sipas të përditshmes Kathimerini.

Ata janë stacionuar në Larisa për pesë vitët e fundit dhe që nga vjeshta e vitit 2022, në mënyrë të përhershme, sipas mediave greke.

Zgjatja e afatit shihet në Athinë si tregues i rëndësisë që SHBA i kushton bazës në Greqi për misionet e mbikëqyrjes. Nga kjo bazë, SHBA nis dronë vëzhgues në Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Hapja e bazës në Larisa ishte një vendim i ish-Presidentit Donald Trump për të shkëputur varësinë e misioneve ushtarake amerikane në këtë pjesë të Europës nga baza e Izmirit në Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds