Fermerët e Vajkanit dhe Ardenicës prej 25 vitesh janë specializuar dhe krijojnë të ardhura për familjet e tyre me shitjen e fidaneve të agrumeve dhe ullinjve.
Tashmë ky aktivitet prodhues për vite me radhë këto pesë vitet e fundit po shkon drejt zhdukjes.
Mungesa e tregut për të tregtuar prodhimin e portokalleve, limonave dhe mandarinave si dhe komkurenca nga vendet fqinjë, ka çuar në krijimin e stokut për prodhimin vendas.
Sipërfaqe të tëra me portokalle, limona e mandarina janë pa u vjelur nëpër plantacjone ,aq sa fermerët deklarojnë se do detyrohen ti shkulin sepse shpenzojnë pa fituar asnjë qindarkë dhe prodhimi mbete në pemë.
Shitjet e fidanëve të agrumeve për vite me radhë por më e theksuar këtë vit, janë pothuajse zero duke çuar në falimentimin e mbi 100 familjeve të zonës që merren me prodhimin e fidaneve të agrumeve.
Mungesa e tregut falimenton jo vetëm kultivuesit e agrumeve por edhe prodhuesit e fidaneve.