Gjatë dy javëve të fundit për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore, në kryqëzimin e rrugës Vath Korreshi me rrugën Harun Sefa, janë gjendur pranë aksidentit automobilistik disa automjete.
-sinkron
Pranë urës në skajin perëndimor të përroit e cila shkon paralel me urën e trenit, në lagjen Loni Dhamo, me nënkalim për në lagjen 18 Tetori, ose lagja Saravë, gjenden dy kryqëzime rrugësh që janë bërë problem për drejtuesit e automjeteve.
Këto ditë një automjet që vinte me shpejtësi nga rruga e asfaltuar rishtaz anë përroit ishte gati të përplasej me një mjet tjetër që ngjitej nga lagjja për të kaluar drejt rrugës Vath Korreshi.
U dëgjuan dy frenime të forta për të shpëtuar automjetet nga përplasja.
Drejtuesit e automjeteve shkëmbyen replika me njëri tjetrin ndërkohë që askush nuk mund të fajësohej përderisa nuk kishte tabelë stop për mjetin që vinte nga rruga dytësore.
Duke qënë se në të dy anët e urës kemi dy kryqëzime rrugësh gjithmonë ekziston mundësia e përplasjes me një mjet tjetër, sepse këtu mungon sinjalistika.
Është detyrë e strukturave përkatëse që krahas përmirësimit të infrastrukturës rrugore brenda në qytet, të shkojnë paralel edhe elementët orientues të sinjalistikës rregulla bazë për orientimin e drejtuesve të automjeteve si në cdo shtet të botës së qytetëruar.