Orët e para të mëngjesit sollën kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat gjeneruan reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa rrebeshe shiu pati në zonat malore, kryesisht në veri dhe disa zona në qendër të territorit. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mbeten me reshje të pakta zonat malore të Shqipërisë, më të dukshme reshjet paraqiten në Verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit që u ulen në mëngjes, do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *