Pas zjarreve që s”po ndalnin së rëni në Lushnjë më në fund këtë fundjavë po bie shi në Lushnjë dhe në të gjithë territorin e vendit. Ditët e nxehta i lamë pas për këtë fundjavë. Rënie temperaturash dhe stuhi me shi e erë të fortë kanë përfshirë Shqipëinë. Situata në Lushnjë është e qetë dhe pa probleme shqetësuese edhe pse ka rënia të temperaturave dhe shiu vazhdon që në mëngjes. Deri tani nuk kemi raportime për përmbytje rrugësh apo fshatrash.
Meteorologët italianë njoftuan se një stuhi e fortë me erëra, breshër, rreshje shiu dhe tornado është duke kaluar përmes Italisë dhe ka mbërritur në Ballkan dhe Shqipëri këtë të shtunë. Ata thonë se stuhia e pazakontë do të sjellë një masë ajrore shumë të ftohtë, që do të shkaktojë rënien e menjëhershme të temperaturave në disa zona deri në 15 gradë. Stuhia do të sjellë përmbytje, reshje shiu dhe vetëtima teksa do të kalojë përgjatë Italisë, më pas në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Pamjet satelitore tregojnë se pjesa e poshtme e stuhisë po lëviz më ngadalë, se pjesa e veriore e saj që tashmë ka arritur të shtrihet në Slloveni, duke shkaktuar edhe përmbytje. Shqipëria, Siçilia dhe jugu i Italisë mund të preken nga stuhia ditën e shtunë sipas meteorologëve. Moti i keq do të zgjatë 2 apo 3 ditë dhe më pas do të shkojë drejt normalizimit.