Sipas raportimeve të fundit nga zona e frontit, forcat ruse kishin avancuar së fundmi në zonën Vovchansk, në kufi me rajonin rus të Belgorodit.
Disa ekspertë ushtarakë rusë shkruajnë se ajo që dokumentohet nga pamjet është përdorimi i parë i bombës vakum ODAB-9000, i quajtur “babai i Kuzkinit” dhe “babai i të gjitha bombave” dhe konsiderohet si municioni më i fuqishëm jo-bërthamor në botë. Kjo bombë është e barabartë me 44 mijë kg TNT.
Të tjerë, megjithatë, pohojnë se ajo është një bombë termobarike, ODAB-1500, e hedhur pas një sulmi të dështuar në pozicionet e mbajtura nga ukrainasit.