Qeveria e Kosovës e mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, hapi të martën programin “Dritarja për Investime të Diasporës” i cili synon t’u krijojë hapësirë mërgimtarëve të mbështesin vendin jo vetëm përmes dërgesave të parave por edhe investimeve të drejtpërdrejta. Nëpërmjet një fondi rreth dhjetë milionë eurosh nga qeveria dhe Fondi i Kosovës për Granci Kreditore do të garantohen kreditë për ndërmarrësit nga Kosova që jetojnë jashtë shtetit në vlerë deri 100 milionë euro.Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky program zgjidh një nga problemet kryesore me të cilin janë përballur investitorët nga mërgata.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky hap do të shndërrojë mërgatën nga një investitor pasiv, që e ka mbështetur ekonominë e vendit vetëm me dërgesa financiare, në një investitor aktiv që drejtpërdrejtë ndihmon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë thelbësor rolin e mërgatës së Kosovës në ekonominë e vendit posaçërisht për shkak të dërgesave financiare që vitin e kaluar arritën vlerën e 1.3 miliardë eurosh, por gjithashtu edhe për investimet në patundshmëri dhe shpenzimet gjatë vizitave në Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake nga regjistrimi i fundit i popullsisë, rreth 600 mijë persona jetojnë jashtë vendit, por të dhënat e plota priten nga fundi i këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds