Sot në orën 10:00 u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak për muajin gusht. Mbledhjen e hapi Kryetari i Këshillit Bashkiak Erjet Dhima duke kërkuar miratimin e pikave të rendit të ditës, ku një pikë e veçantë e shtuar në rendin e ditës me propozimin e Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa ishte miratimi i një fondi për të mbështetur familjen lushnjare për sjelljen e trupit të djalit të tyre Klajdi Bitrit i cili u vra para disa ditësh në Ancona të Italisë. Materiali i propozuar nga zonja Sefa përfshin shpenzimet e transportit, të shërbimit funeral, por edhe të ceremonisë mortore të mbulohen nga Bashkia Lushnjë.
Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PS Ergest Krakulli dhe Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të koalicionit “Bashke Fitojmë” Klement Çela mbështesin miratimin e fondit. Zoti Klement Çela kërkon të mbahet një minutë heshtje për djalin e ri që humbi jetën duke mbrojtur shokun e tij.