Ministria e Jashtme e Rusisë ka sanksionuar të martën 131 shtetas australianë, duke ua ndaluar hyrjen në tokën ruse.

Në listë janë emrat e përfaqësuesve të industrisë së mbrojtjes, gazetarë dhe figura publike, të cilët Rusia i akuzon për promovim të “agjendës anti-ruse”.

Sanksionet janë përgjigje direkte ndaj masave të marra nga Australia kohë më parë kundër individëve dhe entiteteve ruse.

Në mesin e të sanksionuarve janë bashkëdrejtuesja e Organizatës së Unionit Ukrainas në Australi dhe punëtorët e kompanive sikurse Electro Optic Systems dhe Micro-X.

Përveç tyre, Rusia ka sanksionuar edhe nëntë zyrtarë të Zelandës së Re.

Të sanksionuarit janë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë tre zëvendësministra.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Australia ka sanksionuar më shumë se 1.000 shtetas dhe kompani ruse, dhe ky trend është parë edhe në Zelandën e Re.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds