Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra fshatra janë evakuuar, ndërsa mijëra zjarrfikës po “luftojnë” me zjarret në Portugali.

Sipas mediave të huaja, rreth 5,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret në të gjithë vendin, me 1,100 në distriktin veriperëndimor Aveiro, ku flakët arritën deri në periferi të qytetit Albergaria-a-Velha.

Autoritetet thanë se kishin vendosur 12 aeroplanë me ujë në atë distrikt dhe po shuanin të paktën 20 zjarre në të gjithë vendin.

Gjithashtu, policia ka mbyllur një pjesë të autostradës kryesore midis Lisbonës dhe Portos për shkak të tymit të dendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds