Video-telefonatat në Messenger do të jenë me cilësi HD dhe izolim të zërit, të cilat mund të aktivizohen përmes cilësimeve në menu. Telefonatat HD tashmë janë automatike për telefonatat përmes Wi-Fi, ndërsa kur përdorni internetin e shërbimit tuaj telefonik mund ta zgjidhni si opsion.

Messenger gjithashtu ju lejon të dërgoni mesazhe audio ose video kur personi tjetër s’është i disponueshëm, njësoj si një sekretari telefonike dixhitale. Kur dikush s’i përgjigjet një telefonate, mund të shtypni “Record message” dhe t’i dërgoni një mesazh zanor ose pamor.

Përditësimi ka ndikuar edhe te Siri. Në iOS, mund t’i kërkoni Siri t’ju ndihmojë për të telefonuar apo dërguar mesazhe duke thënë “Hej Siri, dërgoji një mesazh (emrin e personit) në Messenger” duke cituar edhe mesazhin tuaj.

Së fundmi, Meta ka prezantuar sfondet me IA për video-telefonatat. Duke shtypur “effect” gjatë një video-telefonate dhe klikuar “Backgrounds” , mund të krijoni sfonde të ndryshme përmes Inteligjencës Artificiale.

Të gjitha risitë janë pjesë e paketës së Meta, e cila së fundmi shtoi edhe Communities, vendosi Meta AI në shiritin e kërkimit dhe bashkëngjiti disa mjete për të dërguar dosje më të mëdha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds