Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në 16 vjetorin e Pavarësisë, gjatë një konference për mediat, është shprehur se Kosova është një shtet i suksesshëm.

“Kosova ka dëshmuar të jetë kampione në botë jo vetëm në xhudo, por ka treguar mbi gjitha se mund të jetë kampion në rajonin tonë edhe në nivele më të gjëra sa i takon demokracisë funksionale, zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë një problem i madh për vendin tonë, për Serbinë dhe për shumë vende të tjera në këtë rajon.

Kosova ka treguar të jetë lider në shumë indekse që kanë të bëjnë me transparencën, mirëqeverisjen, përfshirjen sociale, gjë që tregon se është një shtetit i suksesshëm.

Përpjekjet për ta dështuar këtë shtet përmes projekteve tinëzare për ndryshimin e kufijve, për ndarjen e Kosovës, margjinalizimin e saj përmes të ashtuquajturit Ballkani i Hapur kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen.

Besojmë se Kosova do të vazhdojë të konsolidojë arritjet e saj dhe njëkohësisht të ketë vendin e merituar në BE e NATO”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds