Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qënë shkaku që 33- vjecari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim( Gori) Lalaj , e mori i  fundit . I shokuar për humbjen e djalit të vetëm , i moshuari  tregon mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish patur tre ditë më parë ku i kish treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds