MEXICO CITY, MEXICO - 2024/05/16: Government workers offer water to people because of the high temperatures that have been registered in the last few days. In the coming days the third heat wave will hit Mexico, it is expected that it could reach 45 degrees. (Photo by Luis Barron/Eyepix Group/LightRocket via Getty Images)

Temperaturat e larta vijojnë të marrin jetë njerëzish në Meksikë. Sipas raportimeve zyrtare, 155 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të këtij viti, e shkak janë tempereturat e larta.

Sipas autoriteteve meksikane, numri I viktimave pritet të rritet për shkak të temepraturave që kalojnë mbi 45 gradë, teksa ka rënë ndjeshëm niveli I ujit nëpër diga. Shumica prej viktimave të temperaturave të larta janë shënuar në Veracruz. T

emperaturat kaluan mbi 45 gradë Celsius në shtetet Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi. Vetëm në periudhën 13-18 qershor nga temperaturat e larta kanë vdekur 30 persona, thuhet në një deklaratë të Sekretariatit të Shëndetësisë. Po ashtu, të njëjtat burime thonë se rreth 2.567 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spitale për shkak të goditjes nga dielli.

Temperaturat e larta dhe vapa përvëluese, pritet të zgjasë deri në muajin tetor, teksa Shërbimi Meteorologjik Kombëtar njoftoi një valë e re e të nxehtit e për këtë rekomandoi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds