Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: -A. N., 35 vjeç, banues në Patos.

Në qytetin e Patosit, në momentin që ky shtetas ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike cannabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.

Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi penal për nënën e shtetasit A. N., shtetasen M. A., 62 vjeçe, banuese në Patos, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të banesës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds