Zbardhen emrat e personave të arrestuar dje në kuadër të një megaoperacioni anti-droge që u zhvillua në Sardenja. Pas hekurave, për të cilët është caktuar dhe masa arrest me burg, përfunduan shqiptarët; Elton Barja, 44 vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentjan Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç.

Ndërkohë, në masën ‘arrest shtëpie’ është vendosur Frederik Velaj, 46 vjeç.

40 persona janë arrestuar nga Karabinierët dje si pjesë e operacionit maxi antidrogë të quajtur “Familja dhe miqtë”, duke sjellë kështu çmontimin e një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepronte në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds