Në kuadër  të festave  të 28-29 Nëntorit  në ambjentet e muzeut historik të qytetit,u zhvillua një aktivitet  nga organizata e veteranëve të LANÇ.

 Pjesë e këtij aktiviteti ishin  nenkryetari i bashkisë Lushnjë z.Elton Korreshi , deputetja znj Lindita Buxheli ,veteran,pasardhës veteranë, historian,nxënës shkollash etj.

Kjo veprimtari nisi me ekzekutimin e Himnit të Flamurit nga këngëtari Gëzim Xhaxhai.

Shqipe Gjoshi kryetarja e organizatës së veteranëve ,foli për rolin e grave lushnjare në luftën antifashiste nacional-clirimtare.

 Nënkryetari i bashkisë z.Elton Korreshi në fjalën e tij citoi se , 28 dhe 29 nentor janë dy data të shenjta për kombin shqiptar, momente që shënojn kapituj të lavdishëm të historisë tonë kombëtare.

Ne që fëmijë jëmi mësuar ta quajm muajin  nëntorin,nëntori i festave,sepse ka dy ngjarje të rëndësishme për kombin tonë 28 nëntori është 112 vjetori i shpalljes së pavarsisë dhe 29 nëntori është  viti i clirimit.   Pa dyshim se qyteti  jonë Lushnja ka kontributin e saj në të dyja këto festa ,pohoi deputetja Lindita Buxhelinë fjalën e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds