Festat e flamurit përcojnë emocione edhe tek të vegjëlit e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lushnjë.Me këngë patriotike,valle popullore,dhe recitime fëmijët e Qëndrës Kulturore organizuan një aktivitet në kuadër të Ditës së Pavarësis dhe Clirimit.
Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e QKF Lushnjë ,organizuar nga QKF në bashkpunim me Drejtorin e Arsimit Parauniversitar nën kujdesin e Bashkisë Lushnjë.
112 vjetori i pavarësisë dhe 80 vjetori I clirimit kremtuar nëpërmjet syrit dhe interpretimit të fëmijëve synon njohjen e historisë dhe rritjen e frymës atdhetare.Pasi fëmijët janë e ardhmja dhe vlera e cdo sakrifice për kombin.
E pranishme për të ndjekur këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e bashkisë znj.Eriselda Sefa.
Festat 112 vjetori i pavarësisë dhe 80 vjetori i clirimit sjellin një gamë të gjërë aktivitetesh në qytetin e Lushnjës ,pjesën më të rendësishme e zwnë fëmijët e shkollave të qytetit.