Pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy autorët të maskuar me pelerina të zeza hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin tritolin në banesën e efektivit në Shkodër.

Sasia e lëndës plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Tepe”.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës, dhe autorët kanë kaluar murin rrethues për të vendosur lëndën plasëse në gomën e makinës.

Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër. Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds