Hetimet e SPAK nxjerrin se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., e cila fitoi koncesionin për të rehabilituar venddepozitimin dhe për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës. Zoto dhe Mërtiri rezulton të jenë pronarët e vërtetë edhe të shoqërisë mëmë të “Integrated Energy” të themeluar në Holandë, që në fillim mbante emrin “Integrated Energy B.V” e më pas u ndryshua në “Geogenix B.V”.

Provat vërtetojnë se dy biznesmenët përdornin persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë.

Nga aktet e administruara, rezulton se Klodian Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë, ku Zoto ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k.

Sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. për këtë subjekt, ata kanë blerë një pronë në Durrës me sipërfaqe 611 m2 dhe vlerë 1 000 000 Euro. Edhe për këtë pronë, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për sekuestrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *