Ardhjen e pranverës nxënësit e shkollave 9- vjeçare të bashkisë Lushnjë e festuan bukur nëpërmjet aktivitetit tërheqës të karnavaleve.  Morën pjese në këtë ngjarje gazmore jo vetëm nxënës të shkollave të qytetit por edhe të disa fshatrave. 

Ky ishte një aktivitet i programuar në planin vjetor të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në bashkëpunim me zyrë arsimore dhe nën kujdesin e bashkisë.

Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit e tyre parakaluan nga rrethrrotullimi pranë poliklinikës deri në sheshin para bashkisë. Nuk mungonte në këtë aktivitet të bukur kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa, e cila përshëndeti fëmijët.

Më pas fëmijët vazhduan festën duke kërcyer në grupe vallet tona të bukura popullore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds