Eshtë mbyllur nata finale e Festivalit mbarëkombëtar te aktrimit “ Apollon” 2023. Teatri “ Bylis” në Fier u kthye për pesë ditë radhazi në destinacionin e artit skenik pasi edicionini i 14-të i këtij festivali solli në skenën teatrore për 5 netë radhazi trupa të njohura teatrore nga Shqipëria , Kosova, e Kroacia. Vepra të autorëve shqiptarë e të huaj kryesisht në gjininë e komedisë dhe monodramës, shfaqje të cilat nxjerin në pah dhe trajtojnë probleme familjare dhe të shoqërise qe hasen më së shumti gjatë diteve të sotme.
Juria e festivalit këtë vit kishte në përberjen e saj aktorët e njohur Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci dhe Luli Bitri të cilët në natën finale ndanë edhe çmimet për kategoritë e përcaktuara.
Aktorët joprotagonistë më të mirë u vlerësuan: Mimoza Marjanaku dhe Indrit Çobani dhe aktorët protagonistë më të mirë Olta Daku dhe Mentor Zyberaj të cilët u shprehën mjaft të emocionuar për vlerësimin e jurisë prestigjioze.
Bashkëpunime të tilla të trupave teatrore janë të një rëndësie të vecantë është shprehur kryetari i jurisë , aktori i njohur Ndriçim Xhepa, teksa ka apeluar për më shumë vëmendje nga ana e qeverisë për artin e kulturen.
Ky festival erdhi në qytetin e Fierit pas një periudhe ndërprerjeje me një kastë të njohur aktorësh të 9 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova e Kroacia, të cilet sollen para publikut artëdashes fierak emocione të veçanta.