Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojërave Olimpike me një shfaqje të zhurmshme, të mbushur me yje në stadiumin kombëtar të Francës, duke i dorëzuar detyrat e organizimit për Lojërat Verore 2028 qytetit të radhës, Los Anxhelos.
Në një shfaqje të spektaklit hollivudian, aktori Tom Cruise zbriti nga maja e stadiumit francez nën tingujt e linjës muzikore të filmit Misioni i Pamundur, duke shtrënguar duart me atletët, përpara se ta merrte flamurin olimpik nga atleti Simone Bils, duke e vendosur atë në pjesën e pasme të motoçikletës dhe duke u larguar nga stadiumi.
Në një udhëtim të regjistruar paraprakisht pranë Kullës Eifel, aktori Cruise hipi me motoçikletë në një avion dhe më pas doli me parashutë mbi kodrat e Hollivudit.
Kjo ishte vetëm një nga pikat kryesore të ceremonisë përmbyllëse të Lojërave.
Kryeqyteti francez shfrytëzoi peizazhin spektakolar për Lojërat e tij të para në 100 vjet. Kulla Eifel dhe monumentet e tjera ikonike u bënë yje olimpike më vete, duke shërbyer si sfond dhe në disa raste si vende për garat.
Stadiumi kombëtar, më i madhi i Francës, ishte një nga objektivat e sulmuesve vetëvrasës të Shtetit Islamik, të cilët vranë 130 njerëz brenda dhe përreth Parisit më 13 nëntor të vitit 2015.
Gëzimi dhe festimet që përfshinë Parisin gjatë Lojërave, ndërsa atleti Leon Marchand dhe atletë të tjerë francezë grumbulluan 64 medalje, prej tyre 16 të arta, shënoi një pikë të rëndësishme në rimëkëmbjen e qytetit nga ajo natë terrori.
Shqipëria dhe Kosova siguruan nga dy medalje olimpike.