Bashkia Lushnjë vendosi që të dyja rrugët e rikonstruktuara “Harun Sefa” dhe “Ferit Vokopola” anës përroit të kishin një sens drejtimi për automjetet dhe gjithashtu u vendos sinjalistika horizontale dhe vertikale. Para dy muajsh kur filloi rindërtimi i urës së Unazës që kalon mbi përrua, mjetet në dy segmentet rrugore anës përroit, me vendim të bashkisë do të lëviznin në dy drejtime deri në përfundimin e ndërtimit të plotë të urës.

Tabela e ndalimit të qarkullimit e vendosur në hyrje të rrugës “Harun Sefa” disa herë është e mbuluar me një plasmas me qëllim lejimin e makinave që të qarkullojnë në këtë segment rrugor deri në përfundim të punimeve, kurse disa herë siç shikohet edhe nga pamjet e filmuara nga TV 4+ është e zbuluar. Zbulimi i saj shfrytëzohet nga Policia Rrugore për t’u vënë gjoba drejtuesve të mjeteve. Jashtë kamerës shoferët që janë ndaluar nga policia për kundravajtje shprehen të revoltuar që policia ia hedh fajin bashkisë për zbulimin e tabelës së ndalimit të qarkullimit. Ndërkohë në rrugën tjetër “Ferit Vokopola” tabela është e mbuluar dhe mbulimi i tabelave në të dyja rrugët nënkupton qarkullim të lirshëm të automjeteve në të dy drejtimet. Tv 4+ pas ankesës së qytetarëve kërkoi informacion pranë bashkisë, punonjësit e së cilës na thanë që kjo rrugë do jetë me dy sense drejtimi deri në përfundim të urës dhe tabelën e zbulojnë vetë qytetarët. Por qytetarët janë ata të cilët dëmtohen nga kjo mosmarrëveshje e bashkisë me Policinë rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds