U mblodh sot në mjediset e institucionit të bashkisë së qytetit të Lushnjës “Këshilli Vendor për Sigurinë Publike”.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet lokale, intelektualë, nga komuniteti fetar i gjithë spektreve, organet e rendit e të drejtësisë, nga drejtorit e sherbimit social e te shendetit publik,perfaqesues te partive politike,këshilltarë, nga shoqëria civile dhe komuniteti etnik.
Për transparencë publike në krye të Këshillit vendor të sigurisë publike janë titullarët kryesorë të institucionit të bashkisë, të këshillit bashkiak, komisariatit, të gjykatës, prokurorisë, emergjencave civile etj
Takimi u zhvillua i hapur dhe nw praninw e medias.
Ndodhej edhe kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa e cila në hyrje të takimit prezantoi situatën e përgjithshme pozitive mbi sigurinë në komunitet duke argumentuar me shifra faktin se është rritur shkalla e përgjegjësisë së strukturave shtetërore për rendin dhe qetësinë publike, është ulur dhuna në familje,rritja e masave organizative që parandalojnë përshkallëzimin e cënimit të të drejtave të njeriut , e probleme të tjera që natyrisht janë prioritete të gjithë qytetareve, por vuri theksin edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për sigurinë vendore dhe bashkëpunimin qytetar me organet e rendit.
Pjesëmarrësit drejtuan edhe pyetje që kishin të bënin mbi rrjedhjen e informacionit në përpjekje për të goditur krimin dhe aspekte të sigurisë së jetës në cdo kohë në komunitet.
Rreth këtyre problemeve e mori fjalën edhe Drejtori I Policisë së Lushnjës, zoti Agim Basha
i cili e vuri theksin në masat parandaluese , gatishmërinë e forcave të rendit për tu përballur me krimin dhe kërkoi më tepër bashkëpunim me qytetarët të cilët janë burim informacioni dhe faktorë i rëndësishëm për të minimizuar konfliktet dhe rritjen e sigurise se jetes.
Në takim folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit vendor për sigurinë dhe u ra dakort që jo vetëm këshilli të mblidhet më shpesh por të tilla takime sensibilizuese të organizohen edhe në lagjet e qytetit e në njesite administrative.