Sot në orën 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Lushnjë. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa. Kryetari i Këshillit Bashkiak Erjet Dhima hapi mbledhjen. Ai prezantoi rendin e ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës
  2. Projekt-Vendim: Mbi miratimin e fondit për familjet në nevojë që të trajtohen me ndihmë ekonomike deri 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe ata që do të trajtohen me fondet e buxhetit vendor për muajin Qershor 2023.
  3. Projekt-Vendim: Për përfundimine procedurës së privatizimit të banesave shtetërore që kanë mbetur pa u regjistruar në D.V.A.Sh.K Lushnjë
  4. Projekt-Vendim: Për miratimin e tvaneve përfundimtare të shpenzimeve të të peogramit buxhetor afat mesem 2024-206
  5. Informacion: raporti 4-mujor  “Mbi monitorimin dhe zbatimin e buxhetit të bashkisë Janar-Prill 2023.

Kryetari i Grupit Këshilltar të opozitës Klement Çela ngriti shqetësimin e banorëve për ndërprerjen e ujit të pijshëm tek pallatet parafabrikate, lagjja Loni Dhamo. Banorët janë gjendur të papërgatitur për këtë situatë, sepse Ujësjellësi nuk i ka njoftuar.

Sinc Keli dhe kryetarja

Mbledhja zgjati vetëm 10 minuta dhe pikat e rendit të ditës u miratua pa asnjë kundërshtim nga anëtarët e këshilit. Në mbledhje mungonin shumica e këshilltarëve  të opositës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *