Mbledhja e keshillit bashkiak lushnje
U zhvillua sot mbledhja e pare e këshillit bashkiak Lushnjë.
Ndërkohë që plotësohej kuorumi i nevojshëm për vazhdimin e mbledhjes , kryetari i këshillit bashkiak , Erjet Dhima, e deklaroi mbledhjen të hapur.
Në fillim u bë betimi i anëtares së këshilit Antonela Kaja e subjektit zgjedhor “Bashkë fitojmë”.
Komisionet përkatëse të bashkisë kanë paraqitur disa projektvendime mbi bazën e të cilave u proçedua në mbledhjen e sotme.
Disa nga pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan në këtë mbledhje ishin:
-Miratimi i komisioneve të përhershme të këshillit bashkiak.
Listën e kandidaturave të komisioneve e paraqiti kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë Ergest Krakulli
-projektvendim mbi miratimin e fondit për familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike
Rreth kësaj pike të rendit të ditës bëri një ndërhyrje kryetari i grupit të koalicionit “Bashkë fitojmë” , Kelment Çela
-U vazhdua me projektvendimin për shfuqizimin e VKB nr.36 24.04.2023 për procedurën e privatizimit të banesës së qytetarit Teki Pasho Molla
-Në pikën mbi miratimin e kontratës së bashkëpunimit mes bashkisë dhe shoqatës për autonomi vendore për zbatimin e procedurës së vlerësimit të vetëqeverisjes vendore e mori fjalën kryetarja e bashkisë, zonja Eriselda Sefa
Më tej këshilli dëgjoi e diskutoi mbi pikat në vijim të rendit të ditës si:
-për miratimin e dhënies me qera të ambjentit të ish-zyrave të Gjendjes civile
-për regjistrimin e trojeve
-për miratimin e dokumentit “Vlerësimi i riskut nga fatekeqësitë në nivel vendor”
-mbi një ndryshim për miratimin e pagave të punonjësve të bashkisë dhe institucioneve vartëse.
-mbi një shtesë në buxhetin e vitit 2023
-mbi miratimin e projektit te programit buxhetor afatmesëm
-mbi ndryshimin e disa shtesave në vendimet e Këshillit të Ministrave
-për miratimin e vendosjes së skulpturës “Shtrëngim duarsh në hapësirë publike” etj
Në fund këshilltarët votuan duke i kthyer projektet në vendime për zbatim.