Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak u zhvillua sot, ku ra në sy pjesëmarrja e paktë e këshilltarëve të opozitës. Mbledhja u hap me miratimin e pikave të rendit të ditës.

Projekt – Vendimi për miratimin e përdorimit të fondit brenda programit “Shërbime Publike Komunitare” u diskutua nga Kryetari i Grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela, pasi kërkohet të blihet një mjet kamionçinë për Qendrën e Arsimit në bashki. Kjo Qendër kujdeset për mirëmbajtjen e godinave të shkollave, kopshteve, çerdheve dhe  plotëson bazën materiale të tyre. Meqënëse është kursyer nga mirëmbajtja mund të blihet një makinë.

Zoti Çela tha se jemi pro modernizimit të mjeteve të shërbimeve, por primare janë gjëra të tjera si kancelaritë dhe detergjentët të cilat i blejnë prindërit me lekët e tyre. Gjithashtu ai theksoi edhe mungesën e pagesës së  transportit të mësuesve që menaxhohet nga kjo qendër e cila ndërpritet pas procesit mësimor pavarësisht se mësuesit vazhdojnë të shkojnë në shkollë dhe pagesa e transportit është në kontrast të madh me çmimet aktuale.

Mbledhja vazhdoi me diskutimet rreth pikës “Regjistrimi në buxhet  projektit “Integrimi social dhe forcimi i kapaciteteve të Qendrës Komunitare Savër Lushnjë” dhe pikave të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds