Sipas ekspertëve të ekonomisë ndërsa prurjet turistike po rriten ndjeshëm në Shqipëri sektori vendas bujqësor dhe blegtoral nuk po e luan rolin e pritshëm në mbështetjen e sektorit turistik.
Kjo pasi prodhimet vendase të perimeve dhe frutave konkurohen ndjeshëm nga importet.
Turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë klientët më të predestinuar të suportojnë kete sektor pasi blejnë me sasi të mëdha ndërsa turistë nga disa vende perëndimore, nuk shfaqin të njëjtin interes.
Kastraveci dhe domatja janë produktet më të kërkuarat në fermën e vogël.
Sipas të dhënave zyrtare importet e perimeve për 6 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një probem tjetër thonë fermerët e vegjël është vështirësia e depërtimit në tregun vendas për shkak të kostove të transportit.
Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri vuri nën hetim mesin e këtij vit dhjetëra grumbullues në disa rajone të mëdha të vendit si Tiranë, Elbasan dhe Fier pasi abuzuan me çmimet e fruta perimeve duke i shtrenjtuar deri në 100% karahasuar me çmimet që i merrnin prodhimet nga fermerët.