Kostot e larta në inputet bujqësore i kanë bërë fermerët që të kërkojnë rrugë alternative për të arritur prodhim më herët dhe me cilësi. Viti bujqësor, sapo ka nisur me mbjelljen e kulturës së patates në fushat e Divjakës, ku deri tani mbi 50 % e tokës bujqësore në Divjakë është në procesin e mbjelljes së patates së hershme. Sipas fermerëve situata nuk çalon tek prodhimi që bëhet cilësor e sasior, por tek çmimi i shitjes.

Një risi po provohet  prej dy vitesh në fushat e Divjakës. Kultivuesit, po përdorin mbulimin me plastmas të patates së mbjellë. Në këtë mënyrë, jo vetëm e ruajnë nga ngricat dhe temperaturat e ulëta, por sigurojnë dhe daljen e saj më herët gjë që sjell të ardhura më të larta për shkak se çmimi i tregtimit të prodhimit është më i lartë.

Fermerët do të vazhdojnë të punojnë dhe do të prodhojnë, sepse jeta e tyre është e lidhur me tokën, pavarësisht se nga ana e institucioneve nuk u sigurohet qëndrueshmëria e çmimit të shitjes së prodhimit apo edhe ulja e çmimeve të imputeve bujqësore duke nisur nga farërat cilësore e deri tek plehrat dhe pesticidet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds