Është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë  Publike të Kosovës ka njoftuar se më 26 dhjetor Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lija e majmunëve.

Sipas IKSHPK-së, personi i infektuar ishte kthyer nga një shtet afrikan ku ka qëndruar 4 muaj dhe tani është spitalizuar në Klinikën Infektive. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit. 

IKSHPK ka bërë thirrje për kujdes të qytetarëve, pasi personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.

“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.

SHSKUK-ja ka njoftuar gjatë ditës se një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. 

“Janë forcuar masat e kontrollit të infeksionit dhe është bërë izolimi i repartit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit”.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds