Momenti që shumë tifozë të Real Madridit e prisnin prej disa vitesh më në fund mbërriti teksa Kylian Mbappé u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri i Los Blancos të martën. Sulmuesi francez, i cili kishte përfunduar testet mjekësore më herët të martën në mëngjes, nënshkroi një kontratë pesëvjeçare dhe iu dorëzua një fanellë me numrin 9 nga presidenti i klubit Florentino Perez.
Duke qëndruar në një skenë së bashku me presidentin e klubit Florentino Pérez dhe të 15 trofet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Mbappé mori një pritje të zhurmshme nga tifozët e tij të rinj, të cilët ishin të pranishëm në një numër të madh. Të pranishëm ishin gjithashtu disa figura ikonike nga historia e klubit, përfshirë francezin Zinedine Zidane.
“12 vjet më parë, Zizou ftoi një djalë në terrenin tonë të stërvitjes, dhe ai tani është ylli që do të na ndihmojë të kemi sukses në të ardhmen, sot ne mirëpresim Kylian Mbappé”, tha Pérez për të prezantuar lojtarin. “Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe urime për arritjen e ëndrrës. Unë e di se çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjen tuaj. Ne pamë se si ju shkëlqenin sytë kur erdhët këtu në moshën 13-vjeçare.’
Mbape deklaroi para tifozëve se ‘do të japë jetën’ për këtë klub.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Real Madridit. Tani kam një ëndërr tjetër që të jem në lartësinë e duhur të këtij klubi të madh, do të jap jetën për këtë klub. Dua ti jap një mesazh fëmijëve që janë këtu, mund ti realizoni çdo gjë me punë dhe duke ëndërruar. Jam shumë i emocionuar, por do të thotë shumë që jam këtu dhe lojtar i klubit më të madh në histori. Nuk po flas më shumë se ndryshe do të qaj. Hala Madrid!”, deklaroi Mbape.