Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njihet si një tifoz i zjarrtë i futbollit, mbaje gjatë kohës që Mbappe rinovoi me PSG, dy vite më parë, flitet se një rol të rëndësishëm kishte edhe Macron i cili negocioi personalisht që Mbappe të mos largohej nga Parisi. Macron ka “ndërhyrë” sërish, ose më saktë pritet ta bëjë diçka të tillë, teksa kërkon që kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, të jetë pjesë e ekipit përfaqësues gjatë Lojërave Olimpike:

Lllll

“Shpresoj që Mbappe të marri pjesë në Lojërat Olimpike. Do të shkoj në stadium nëse kalojmë në gjysmëfinale apo në finale”, iu përgjigj Macron një djaloshi i cili e pyeti për Mbappen. Dihet tashmë që Real Madrid, ekipi i tij i ardhshëm, nuk i lejon lojtarët që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë me Mbappe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds