Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij shekulli me rrjetet sociale, madje shtoi se shumë shpejt ajo do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli që kërcënon gjerësiht gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi.
Shumë shpejt do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku në mos gjuha më e lashtë e kombeve europiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre.

Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si produkt i samitit të 3 të diasporës të mbajtur në Tiranën nëntorin e vitit të shkuar ku shqipja ishte një nga temë kryesore dhe nga ju ne dolëm së bashkë me komunitetin në disa përfundime e morëm disa angazhime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds