Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijevic, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut. Avokati i të dyshuarit, tha për mediet se Jovan Viqentijevic, ka treguar për lëvizjet e tij në atë ditë, dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin Potok.

 “Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit. I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh.” tha avokati Vllajici.

 Avokati i të dyshuarit të sulmit, pas seancës tha se municioni i gjetur në shtëpinë e Viqentijevic është e padiskutueshme, dhe se nuk ka lidhje me shpërthimin. Autoritetet e Kosovës akuzuan Serbinë për këtë sulm, të cilin e cilësuan si terrorist, duke shtuar se ishte sulmi më i rënd ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga lufta e fundit në Kosovë.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se deri më tash janë ndaluar 11 persona të dyshuar prej të cilëve dy veta mbeten në paraburgim, nën dyshimet për përfshirje në kryerjen e veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds