Manastiri i Ardenices mbetet edhe kete sezon turistik nje nder  vendet me interesante te vizituara si nga vizitorët vendas ashtu edhe nga turistet e huaj. Guidat turistike por edhe reklamimi i bukurive tw Shqipwrisw  ne rrjete te ndryshme sociale kane bere qe shumica e turisteve ta fusin Manastirin e Ardenices ne axhenden e tyre. Kurioziteti per te vizituar kete vend ka sjelle turiste  jo vetem nga Ballkani dhe Europa por edhe nga Australia.

“-Manastiri  është shumë i bukur dhe na pëlqeu që informacioni është edhe në gjuhën italiane e na ndihmon të kuptojmë më mirë cfarë ka brenda. Erdhëm posaçërisht nga Berati për ta vizituar.

-Edhe ne kthyem nga rruga e Vlorës drejt Beratit për të vizituar Manastirin , bëmë një devijim, sepse kishim lexuar për Manastirin dhe vendi është me te vërtet magjik dhe brendia të lë me gojë hapur kur hyn.

-Guida turistike na ndihmoi, por kishim marre me pare informacion nga interneti per kete vend mahnites. Gjithashtu broshura që na dhanë ketu na ndihmoi se kishte shumë informacion për historinë e Manastirit”, thonë disa turistë italianë.

Turisti nga Australia gjithashtu ishte impresionuar nga historia dhe bukuria e Manastirit.

Vizitoreve vendas e te huaj ne brendesi te Manastirit u flet nje perfaqesues i kishes dhe jo nje ciceron i mirefillte. Ata shprehen se informacion marrin me shume ne internet dhe nga broshurat per kete vend historik. Gjithashtu mungojne edhe tabelat orientuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds