Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të rënda, radhët nuk janë shmangur ende.

Me dhjetëra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave, krijojnë radhë të gjata në tentativë për t’u futur në Kosovë. Kjo për arsye të vonesave gjatë përpunimit të automjeteve të tonazhit të rëndë.

Radhët krijohen në një kohë kur sezoni turistik ka shtuar numrin e mjeteve të vogla dhe i autobusëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kufirit. Por ky nuk është i vetmi shqetësimin për transportuesit kosovar të mallrave.

Transportuesit denoncojnë edhe procedurat e kalimit doganor, ku sipas tyre, nuk mungojnë as abuzimet nga kontrolluesit e palës kosovare. Ata kërkojnë hyrje dhe dalje për të shmangur problemet me banorët e fshatrave, ku kalojnë me mjetet e tyre.

Gjatë qëndrimit në pritje për të hyrë në Kosovë, atyre u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë të qarkullimit të mallrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds