Temperaturat e ulëta që mbizotëruan në vendin tonë e veçanërisht breshëri i përmasave të mëdha gjatë muajit prill kanë dëmtuar në masë prodhimin e qershisë në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Fermerët thonë se qershia nuk i ka rezistuar të ftohtit të pazakonshëm për periudhën duke bërë që pemët të dëmtohen në maksimum teksa theksojnë se një mungesë e tillë prodhimi nuk është parë prej 25 vitesh në këtë zonë të njohur për kultivimin e qershisë.
Po sipas fermerëve, kjo mungesë prodhimi u ka sjellë dëme të mëdha në ekonominë e tyre familjare.
