Rruga e fshatit Visokë në Mallakastër e asfaltuar pak kohë më parë, vijon të mbetet shqetësim për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në të.

Ky aks rrugor i lënë në harresë totale të investimeve prej më shumë se 30 vitesh dhe mungesa e elementëve të sigurisë e bën të rrezikshëm qarkullimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks.

Përballë kësaj situate banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve apelojnë për vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe elementeve të tjerë të sigurisë në rrugë për të shmangur rrezikun e aksidenteve,duke e konsideruar domosdoshmëri urgjente për shkaK të terrenit të thyer në të cilin kalon kjo rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *