Reshjet me intensitet të lartë të ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme te konsiderueshme në bashkinë e Mallakastrës.
Shirat e dendur kanë dëmtuar urat në fshatin Metoh, dy prej të cilave përgjatë degëzimit të lumit Gjanicë në Mallakastër kane bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës e duke izoluar të gjithë këtë territor. Kjo rrugë dhe urat lidhin Mallakastrën me fshatin Sinjë të Beratit ndërsa është një aks i përdorur gjërësisht nga banorët. Urat janë ndërtuar rreth 4 vite më parë por sipas banorëve, cilësia e dobët e punimeve ka sjellë edhe dëmtimin e shtyllave mbajtëse të urës.

Kreu i bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj është shprehur se shirat kanë qënë me intensitet të pazakontë për këtë stinë ndërkohë që grupet e punës janë në terren për të riparuar dëmet dhe për të normalizuar situatën.

Aktualisht po punohet për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të urave si dhe për të rikthyer lëvizjen normale të banorëve të zones dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds