Ato pak familje që kanë mbetur në fshatin Rroms, të njësisë administrative Hekal, në bashkinë Mallakastër po braktisin Qendrën Shëndetësore të Hekalit duke zgjedhur të vizitohen në qendrën shëndetësore të Cakranit të Bashkisë Fier për shkak se prej më shumë se tre vjetësh fshati ka mbetur pa mjek familje, vetëm me infermier.
Tonin Xhelaj , Drejtor i Qendrës Shëndetësore Cakran ka pohuar se është e vërtetë që u shërbejmë edhe pacientëve të fshatit Rroms të Mallakastrës , por ka pasur shumë raste që na kanë prurë edhe kartelat mjekësore.
Përveç kësaj problematike, banorët pohojnë se përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas banorëve mungesa e investimeve në ujësjellës e kanalizime por dhe mungesa e mjekut të familjes ka bërë që pjesa më e madhe e banorëve të largohen në emigracion , ndërsa ata që kanë mbetur, për të marrë shërbimin shëndetësor nga bashkia Mallakastër , shkojnë më bashkinë Fier pasi edhe rruga është më e shkurtër.