Operacioni policor i koduar “Game Over” është finalizuar me sukses, pasi specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga  hetimet të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar para disa muajsh, në këtë Prokurori, për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit:

-A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”).

Gjatë periudhës hetimore ku janë kryer një sërë veprimesh me iniciativë dhe të autorizuara nga Prokuroria dhe Gjykata, si kontrolle banesash, lokalesh, sekuestrime dhe ekspertime të pajisjeve elektronike, është dokumentuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës, me qëllim përfitimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtjeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds