Lushnja ka që ditën e djeshme që po përballet me problematikën e ujit  të ndotur në rubineta. Uji vjen i kuq si vaj ulliri thonë banorët jashtë kamerave dhe i pistë . Uji i çezmës që vjen zakonisht nuk pihet është vetëm për të larë, theksojnë ata.

Këtë problem ka dy ditë që po e denoncon në rrjetet sociale deputeti i PD së Lushnjës Saimir Korreshi. Ai na rrjetet e tij sociale shkruan: Ujë me standarte Evropiane. Po si mundet një qytet i tërë t’i serviret një ujë i tillë? A ka ndonjë përgjegjës për këtë punë a t’u thotë ndonjë fjalë këtyre qytetarëve apo 20 mijë lekë vota?

Sot në mesditë Ujësjellës Kanalizime Lushnjë njoftoi qytetarët se për shkak të një avarie në depon që furnizon lagjet “Çlirimi”, “Kongresi i Lushnjës”, “Xhevdet Nepravishta”, dhe “Kadri Qystri” do të ketë ndërprerje furnizimi për një orë. Ekipet e terrenit po punojnë për të riparuar avarinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds