Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta iu nënshtruann sot provimit të dytë të lirimit për shkollat 9-vjeçare në vend, provimit të matematikës.

621 nxënësit e klasave të 9-ta të Bashkisë Lushnjë u ndanë në 9 qendra, në shkollat 9 vjeçare “4 Dëshmorët”,  “Foto Puka”, “Skënder Libohova”, Fiershegan, “Rako Gjermeni”, në gjimnazin “Vath Korreshi” dhe SHMB Kolonjë e “10 Korriku” .

Provimi nisi në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit kishin në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit. Nxënësit u paraqitën në shkollë 1 orë para fillimit të provimit. Në datën 28 qershor nxënësit do të zhvillojnë provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor. Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds