Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke i bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti.

Më tej, ai tha se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur do të jepen njoftimet e nevojshme.

Në muajin shkurt është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kurti ka deklaruar asokohe se të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds