Mundësia e sulmeve të armatosura apo fizike ndaj institucioneve të Kosovës dhe infrastrukturës jetike mund të përsëritet në muajt e ardhshëm, kryesisht në veri të vendit. Kjo u tha në diskutimin mbi “Hapat drejt sigurisë dhe stabilitetit në veri të vendit pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla u shpreh se qëllimet e Serbisë u shpërfaqën në trazirat në veri, ku të përfshirë ishin edhe Lista Serbe.
Nuk mund të thotë Lista Srpska që nuk ka qenë e përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it kur asistentë, shoferë, truproje, zyrtarë të Listës Srpska kanë qenë pjesë aktive e sulmit janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati.Svecla ka shtuar se Serbia po inkurajohet nga mosndëshkimi nga bashkësia ndërkombëtare, përkundër që sipas tij, Kosova ka fakte të shumta që dëshmojnë lidhjet direkte të Serbisë me sulmet terroriste në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme mes tjerash është shprehur se me ardhjen në pushtet të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje është shtrirë sundimi i ligjit në veri e kjo nxiti edhe debat me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu.
Si ndodhi që pas sulmit të Banjskës, të ndodhë sulmi në Ibër Lepenc kur atje kemi KFOR-in, kemi EULEX-in kemi Policinë e Kosovës. Cka kanë pasë nevojë ata me ba sulme terroriste në veri kur e kanë pasë veriun, e kanë sundu veriun Në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, nuk ka më qesharake dhe më mjerim se sa me të pas ty ministër të punëve të brendshme.Hartuesi i raportit, Skender Preteshi u shpreh se fuqizuesi më i madh i këtyre grupeve është Serbia.
Në këtë raport thuhet po ashtu se tranzicioni i administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do krijojë boshllëk në politikën drejt Kosovës çka mund të shfrytëzohet nga grupet terroriste për sulme të tjera. Rekomandohet që institucionet e sigurisë të zhvillojnë kapacitet për parandalimin e sulmeve e të shtohet siguria pranë objekteve e infrastrukturës kritike.