Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”.

Dy ditë më parë, Policia arrestoi shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds